City ndalet në Rusi

Manchester City është duke vazhduar me formën katastrofale në Ligën e Kampionëve, pasi kësaj radhe ka barazuar me CSKA-në 2-2, edhe pse në pjesën e parë kishte epërsinë prej dy golave.

Sport

21/10/2014 20:57

Sergio Aguero shënon në minutën e 29’ për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, dhe për të vërtetuar formën e mirë personale. Në minutën e 38’ Milner shënon për të dyfishuar epërsinë e Cityt.

Sidoqoftë, pjesa e dytë ishte ters për skuadrën angleze, e cila i pranoi dy gola.

Në minutën e 65’ Doumbia shënon për të ngushtuar epërsinë e Cityt, para se në minutën e 86’ Natcho të shënojë nga penaltia për të barazuar rezultatin.

Pas këtij takimi, gjasat që skuadra e Manchester Cityt të kalojë grupin E janë shumë të vogla, pasi posedon vetëm dy pikë. Bayerni dhe Roma kanë nga respektivisht 4 pikë. Ata përballen sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e Romës.

Video