City mbyll pjesën e parë me një gol epërsi

Manchester City ka mbyllur pjesën e parë ndaj Burnley me një gol epërsi (1:0).

Sport

20/10/2018 16:47

Ky rezultat nuk është pasqyra reali e asaj çfarë pamë nga loja e pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Të përzgjedhurit e Guardiolas ishin spektakolar dhe dominuan lojën në çdo aspekt, duke krijuar raste të shumta shënimi.

Goli i vetëm këtij 45 minutëshi erdhi nga Sergio Aguero, pas një aksioni briliant të “Citizens”.

Pas kombinimeve të sakta të Sane e Silva, ishte ky i fundit që asistoi për argjentinasin Aguero.

Ishte ky goli i vetëm, por i mjaftueshëm për të shkuar më të qetë në pauzën 15 minutëshe. /Lajmi.net/