City kryeson garën për  Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë momentalisht.

Sport

18/11/2018 08:10

Anëtari i Ajax ka mahnitur me performancat e tij, duke ngjallur kësisoj interesimin e gjigantëve të top pesë ligave evropiane.

Në garë për lojtarin janë skuadrat si Barcelona, Manchester City e Tottenham Hotspur.

Sipas “Daily Mail”, skuadra nga Manchester janë të gatshëm të paguajnë rreth 65 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, transmeton lajmi.net.

Guardiola është duke kërkuar zëvendësuesin afatgjatë të Fernandinho, dhe De Jong do të ishte ideali.

Kujtojmë se 21 vjeçari më herët ka shprehur një lloj simpatie për skuadrën e Barcelonës. Mbetet të shihet cila do të jetë zgjedhja e tij për të ardhmen./Lajmi.net/