City ia vë syrin Pepes

Pepe është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mirë në karrierë. Kjo ka bërë që qendërmbrojtësi portugez të kërkohet nga Manchester City, edhe pse vështirë se Real Madridi do të heq dorë nga ai.

Sport

08/05/2014 15:43

Manchester City është fokusuar tërësisht tek Pepe, për ta përforcuar qendrën e mbrojtjes.

E përditshmja portugeze ‘A Bola’ zbulon se Citizens po e ndjekin qe një kohë të gjatë futbollistin e Real Madridit.

Zyrtarët e klubit anglez janë të gatshëm ta nisin ofanzivën për verë, por për t’i siguruar shërbimet e 31 vjeçarit, nevojitet ‘amini’ i Carlo Ancelottit.

Trajneri italian e ka këndellur ish futbollistin e Portos këtë sezon dhe vështirë se ish trajneri i Milanit mund të vendos që ta lë të largohet lehtë futbollistin me prejardhje braziliane, i cili këtë sezon është shtyllë e mbrojtjes madrilene.