City i pandalshëm, realizon blerjen më të shtrenjtë të një portieri në histori të futbollit (FOTO)

Manchester City është gati për të bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit për portierë.

Sport

27/05/2017 15:51

City është afër marrëveshjes me Benfican për transferimin e Ederson.

Sipas “Goal”, akordi pothuajse është arritur dhe portieri do të nënshkruajë për Cityn gjatë ditëve në vazhdim, përcjellë “Lajmi.net”.

City do ta transferojë Edersonin për 35 milionë funte.

Ai do të jetë për 2 milionë funte më i shtrenjtë se Gianluiggi Buffon, i cili i kushtoi 33 milionë funte Juventusit nga Parma në vitin 2011. /Lajmi.net/

hd-ederson-benfica_1s5c89bl3cny31mti6sjxmbgky