City, harroje Neuerin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar Manchester Cityn të dorëzohet në përpjekje për transferimin e portierit, Manuel Neuer. Së fundmi, spekulohej se City është i gatshëm të ofrojë 40 milionë funte për reprezentuesin gjerman duke i dhënë fund telasheve në portë. City besohet se është në kërkim të një portieri të ri pasi…

Sport

10/12/2013 09:07

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar Manchester Cityn të dorëzohet në përpjekje për transferimin e portierit, Manuel Neuer.

Së fundmi, spekulohej se City është i gatshëm të ofrojë 40 milionë funte për reprezentuesin gjerman duke i dhënë fund telasheve në portë.

City besohet se është në kërkim të një portieri të ri pasi Joe Hart humbi vendin nga Costel Pantilimon, në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Kurse, Neuer ka forcuar epitetin e një prej portierëve më të mirë në botë pas paraqitjeve fantastike për klubin dhe Kombëtaren në edicionet e fundit.

Mirëpo, i pyetur nëse ka gjasa për largimin e Neuerit, Guardiola u përgjigj: “Asnjë shans”. Bayern Munich pret Manchester Cityn të martën mbrëma në kuadër të xhiros së fundit në Grupin D.