City eliminohet nga FA Cup

Manchester City është eliminuar nga FA Cup pas humbjes 2:1 nga Wigan Athletic, në çerekfinale të këtij evenimenti. Pas triumfit në Kupën e Ligës, Citizens e synonin edhe këtë eveniment, por iu desh të largohen para kohe. Golat për Wiganin i shënuan Jordi Gomez nga penalltia në minutën e 27’të dhe James Perch në atë…

Sport

09/03/2014 18:00

Manchester City është eliminuar nga FA Cup pas humbjes 2:1 nga Wigan Athletic, në çerekfinale të këtij evenimenti.

Pas triumfit në Kupën e Ligës, Citizens e synonin edhe këtë eveniment, por iu desh të largohen para kohe.

Golat për Wiganin i shënuan Jordi Gomez nga penalltia në minutën e 27’të dhe James Perch në atë të 46’të. Një gol të pamjaftueshem për ekipin e Manuele Pellegrinit e shënoi Samir Nasri në minutën e 68’të.

Cityt i mbetet tash të luftojë për titull të kampionit në Premierligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka punë të vështirë për të shkuar në çerekfinale, pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Barcelona, në ndeshjen e parë të së tetës së finales.

Skuadrat tjera që kanë kaluar në gjysmëfinale janë edhe Arsenali, që e eliminoi Evertonin, Sheffield United, i cili ishte më i mirë se Charlton Athletic dhe Hull City, që e eliminoi Sunderlandin.