City do të bëhet kampion

Brendan Rodgers e pranon se Liverpooli nuk ka më gjasa për titull të kampionit në Premierligë. Trajneri i Reds beson se Manchester City do të shpallet kampion këtë edicion.

Sport

06/05/2014 01:29

Brendan Rodgers mendon se gjasat e Liverpoolit për ta fituar Premierligën kanë marrë fund dhe pret që Manchester City të bëhet kampion, pas barazimit të pabesueshëm të Reds 3:3 ndaj Crystal Palace të hënën mbrëma.

“Mendoj se kishim nevojë për fitore sonte, për ta mbajtur presionin ndaj Manchester Cityt. Ata i kanë dy ndeshje në shtëpi dhe mendoj se City nuk do të dështojë dhe do të bëhet kampion”, deklaroi trajneri Rodgers, i cili është i mërzitur për faktin se Liverpooli e lëshoi titullin nga dora.

“Për ne, sidoqoftë, ishte një sezon i jashtëzakonshëm deri tash. T’i grumbullojmë 81 pikë ishte një arritje e madhe. Është e qartë se jemi të zhgënjyer, por do të shikojmë përpara”, përfundoi ai.