City dhe PSG pas Weigl, Dortmund kërkon 75 milionë euro

Duket se menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar verorë, skuadrat e mëdha po përgatiten për transferet e  janarit.

Sport

18/08/2018 18:28

Së fundmi është raportuar për një interesim të dy “gjigantëve ekonomik”, PSG dhe Man City, për mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Ylli gjerman mund të largohet nga “verdh e zinjët” në afatin kalimtar të janarit.

22 vjeçari aktivizohet në mesfushë dhe shquhet për qetësinë e tij në lojë. Lojtari besohet se do ti përshtatej mjaft mirë stilit të lojës së Pep Guardiola.

Weigl u paraqit në 25 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesliga ku realizoi një gol. Por, duhet pasur parasysh se gjermani, poziten natyrale e ka si mesfushor defanziv. /Lajmi.net/