Çitaku takon sekretarin e shtetit, Pompeo / Jemi me fat që kemi mbështetjen e SHBA-ve

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka takaur sekretarin e shtetit amerikan Mike Pompeo.

Lajme

29/06/2018 15:23

Çiatku në një postim në Facebook ka shkruar se sekretari amerikan e njeh shumë mirë Kosovën, dhe se vendi ynë është me fat që ka pasur dhe ka mbështetjen amerikane.

“Pata kënaqësinë që ta takoj Sekretarin e shtetit Mike Pompeo. Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane”, ka shkruar Çitaku./Lajmi.net/