Çitaku në KS të OKB-së thotë se Serbia është ajo që po e kushtëzon Kosovën në dialog

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar Serbinë për qasjen e saj ndaj Kosovës.

Lajme

07/02/2019 22:44

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në raportin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është Serbia ajo e cila po vë pengesa në dialog, shkruan lajmi.net.

Ambasadorja Çitaku ka thënë se edhe sikur Kosova ta heq taksën është Serbia ajo e cila do të gjente përsëri ndonjë pengesë apo arsyetim që të mos vazhdohet dialogu dy palësh.

Tutje ambasadorja Çitaku në raportin e saj ka thënë se është Kosova ajo e cila do të ishte dashur qysh në fillim që të kushtëzonte këtë dialog, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“…Tani ata po e kushtëzojnë dialogun me taksën. Vendimi për taksën nuk ka qenë vendim i lehtë për ne. Tarifa ishin në reagim të fushatave agresive dhe brutale të Serbisë ndaj Kosovës. Nuk mundet që një shtet ta mbajë një dorë që ta shkatërroj shtetin tonë dhe dorën tjetër sikur janë për normalziminin e marrëdhënieve të mira me shtetin tonë….. asnjë produkt i cili ka pasur brendin e Kosovës nuk ka mundur që të kaloj në Serbi, atëherë pse Kosova të mos ia bëj këtë Serbisë… tarifat nuk janë problem por është vetëm një arsyetim që ata të mos ulen dhe të mos bisedojnë… tarifa nuk është ndonjë dëm ekonomik për Serbinë, sepse Serbia shet armë në botë madje edhe ne vendet që e kanë vendosur embargon. Serbia në Kosovë shet vetëm ëmbëlsira….Të gjitha arsyetimet dhe vonesat nuk e ndryshojnë faktin se Kosova është një shtet i pavarur dhe se dialogu nuk mund të kushtëzohet me arsye të tilla sepse Kosova është ajo e cila do të mund të kushtëzonte këtë dialog. Ne kemi 20 mijë arsye për secilën grua që është dhunua në luftë për të mos e vazhduar ky dialog…….. por Kosova asnjë herë edhe përkundër të gjitha këtyre nuk e ka kushtëzuar procesin e dialogut sepse ndërtimi i Kosovës për paqe de prosperitet në rajon, është në bazë të asaj që është ndërtuar….. ne dëgjuam edhe përpjekje për të rishkruar historinë… ne nuk dëgjuam pendim për të gjithë masakrat që janë kryer në Reçak….”, ka thënë ndër të tjerash në fjalimin e saj ambasadorja Çitaku.

Ajo ka akuzuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“….. edhe nëse Qeveria e Kosovës e suspendon sot tarifën Serbia do të gjej edhe një tjetër arsyetim për ta penguar këtë proces. Cili është arsyetimi i tyre për moszbatimi i marrëveshjeve që janë arritur…. çfarë arsyetimi kanë,… deri në atë ditë kur Serbia e njeh Kosovën si të barabartë dhe të pavarur, kjo botë do t ë vazhdojë të jetë pjesë e kësaj ngjarje..”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Çitaku.

Ajo në fjalimin e saj ka theksuar edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Statutin e “Trepçës”.

Çitaku ka thënë se reagimi i Serbisë për këto dy çështje ka qenë absurd, raporton më tutje lajmi.net.

Së pari më pak se dy muaj më parë ne ishim mbledhur këtu për të adresuar një vendim kur ne themeluam Ushtrinë tonë. Vendimi për të themeluar armatën ishte i ligjshëm dhe kjo ishte thjeshtë kontribut i Kosovës që të jetë pjesë e armatës veri-atlantike… është moment vendimtar për ne që të pozicionohemi te kontribuuesi i sigurisë…..”, ka thënë Çitaku.

Sa i përket Statutit të Trepçës, Çitaku ka thënë se ka kaluar koha kur për resurset e Kosovës ka marrë vendim Beogradi dh e theksoi se Kosova nuk diskuton me Serbinë për asnjë resurs të saj.

“….. reagimi i Beogradit për Trepçën ka shpalosur qasjen e vërtetë që Serbia e ka kundër Kosovës. Kosova nuk bisedon me Serbinë për Trepçën dhe për asnjë resurs tjetër. Koha kur për resurset e Kosovës u vendosën nga Serbia ka kaluar shumë kohë…..”, ka deklaruar Çitaku. /Lajmi.net/