Çitaku ia ‘merr’ Bidenin, Jahjagës (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi duke u përshëndetur me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden

Fun

12/01/2017 19:21

Një përshëndetje tepër e ngrohtë. Kështu mund të përshkruhet kjo fotografi e Çitakut me Bidenin.

Vlora Citaku, Joe Biden“Falëminderit zotëri zëvendëspresident”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës, derisa në foto shihet ngjitur me Bidenin, e presidenti Thaçi duke kundruar më tej, shkruan lajmi.net

Një përshëndetje të tillë me Bidenin e kishte pasur edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Madje në këtë fotografi, pasqyra e kishte tradhtuar Çitakun e cila shihej në një cep duke buzëqeshur fort gjatë momentit të shkrepjes së fotografisë. /Lajmi.net/

Atifete Jahjaga dhe Joe Biden