Çiro Bllazheviq flet për ndeshjen Kroaci – Kosovë

Çiro Bllazheviq po e pret me padurim përballjen mes Kroacisë dhe Kosovës.

Sport

02/09/2017 17:04

Sonte duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb, Kroacia luan ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Bllazheviq beson se Kroacia në këtë ndeshje do të kërkojë fytyrën e vërtetë, por thotë se e respekton Kosovën, që di kundërshtarëve t’u shkaktojë shumë probleme.

“Me padurim pres ndeshjen e sotme, unë besoj se Kroacia do të tregojë përsëri fytyrën e vërtetë, në luajë në përputhje me pritshmërinë”, ka deklaruar Çiro Bllazheviq për 24sata, përcjell lajmi.net.

“Respekt të madh për Kosovën, është një ekip që luan me shumë krenari, dhe gjithmonë mund të të shkaktojë probleme”, ka vazhduar trajneri legjendar kroat.

Bllazheviq që ka shumë miq në Kosovë, ka thënë se ende nuk është takuar me ata, por pret që një gjë të tillë ta bëjë në stadiumin ‘Maksimir’.

“Unë nuk i kam parë miqtë e mi nga Kosova, nuk jam dëgjuar me ata ditëve të fundit, Kush e di, ndoshta do t’i shoh gjatë ndeshjes. Unë do të jem në Maksimir, por në një fshehtësi të madhe”./Lajmi.net/