Cillessen merr vendimin final te ekipi i Barcelonës

Jasper Cillessen pret interesimin nga klubet për t'u larguar nga Barcelona.

Sport

14/08/2018 07:36

Jasper Cillessen planifikon të largohet nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se portieri holandez është i vetëdijshëm për hapësirën e kufizuar për lojë te skuadra nga Camp Nou.

Cillessen ka mbetur i dëshpëruar me zëvendësimin e tij gjatë Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas, përcjell “lajmi.net”.

Për momentin nuk ekziston interesim i madh për blerjen e tij. Por, Cillessen planifikon të presë interesim të ri në javët e fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/