Çiljeta zbulon dhuratën e parë që mori për ditëlindje

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga sot kremton një datë shumë të rëndësishme.

ShowBiz

05/02/2018 18:15

Ajo feston ditëlindjen, por jo vetëm kaq, me të njëjtën datë kishte lindur edhe djalin Fernandon, e që kjo është festë e dyfishtë për të, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë, ajo pranoi urime të shumta, secili i veçantë në mënyrën e vet, ndërsa këngëtarja përmes disa fotografive në rrjete sociale kishte treguar se si po duket ajo dhe Fernando në këtë ditë.

Së fundi, ajo ka postuar një foto në të cilën ka treguar se ka pranuar një buqetë me trëndafila, veprim ky që e bënte të ndjehej e bekuar.

“Flm motra ime e vogel”, ka shkruar këngëtarja mbi foto, derisa po shikonte lulet. /Lajmi.net/