Çiljeta Xhilaga tregon se me kë mund të kënaqet një mbret

Emri i saj është mjaft i dashur për publikun.

ShowBiz

25/05/2018 12:25

Është kjo Çiljeta Xhilaga e cila që nga fillimi i karrierës ka arritur të fitojë një numër të madh të fansave, shkruan lajmi net.

E për këtë, ajo publikon imazhe të llojllojshme në llogarinë personale Instagram, teksa nuk mungojnë mesazhet nga ana e saj.

Fotoja e fundit që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit është luani me të cilin përçon një mesazh, që supozohet t’i jetë dedikuar ish të dashurit.

“Nje Mbret…Nuk kenaqet me kedo…por vetem me Mbretereshen e vet ❣Mirmëngjes”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Çiljeta ka qenë në lidhje me portierin, Alban Hoxha ku thuhet se shkak i ndarjes ishte tradhëtia.

“Hajmali”, mbetet kënga e fundit e këngëtares Xhilaga gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/