Çiljeta Xhilaga jashtë gjykatës, po pret vendimin për Alban Hoxhën

Alban Hoxha po përballet me drejtësinë.

ShowBiz

27/11/2018 17:57

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për Kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha.

Ai u ndalua më 25 nentor pasi si drejtoi mjetin nën konsumin e alkoolit. Në komunikatën zyrtare të policisë së shtetit evidentohej se portieri 31 vjeç ishte arrestua në flagrancë duke drejtuar mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndalimi ishte bërë në rrugën e “George W Bush”. Në testin e alkoolit Hoxha kishte rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Seanca e sotme u mbajt me dyer të mbyllura dhe futbollisti ka zgjedhur të mos flasë përpara trupit gjykues. Ndërkaq zyrtarë të klubit Partizani kanë qenë të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës.

Në shoqërinë e tyre është parë dhe Çiljeta Xhilaga e cila prej disa kohësh është në një lidhje me kapitetin e Partizanit.

Mbetet për tu parë nëse kjo do të ndikojë në performancën e Hoxhës në fushën e blertë.

YouTube player