Çiljeta: Partneri nuk u mërzit për zvogëlimin e gjoksit

Çiljeta pranon se është në lidhje!

ShowBiz

16/09/2016 23:57

Në një intervistë me Arian Çanin në emisionin “Zonë e Lirë”, Çiljeta Xhilaga më në fund ka pranuar se tashmë është në një lidhje të re.

E pyetur nëse partneri i saj ishte mërzitur për ndërhyrjen që ajo ka bërë për zvogëlimin e  gjoksit, ajo e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se një gjë e tilë nuk e kishte shqetësuar aspak.

Mirëpo, duket se kjo deklaratë e shkurtë i ka shpëtuar Çiljetës, pasi vetëm pak më tej, si ajo edhe moderatori Arian Çani, thanë se kishin bërë një pakt për të mos folur për këtë temë.

Megjithatë, nuk është i fshehtë fakti që prej disa muajsh tashmë, Çiljeta përflitet për një marrëdhënie me portierin e ekipit të “Partizanti”, Alban Hoxha. Ndonëse më parë ajo e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ajo dhe Hoxha janë miq prej vitesh komentet e shkëmbyera ne rrjete sociale kanë ngritur gjthnjë e më tepër dyshime. Të jetë pikërisht portieri partneri në fjalë?/Anabel