Çiljeta ndahet nga Albani? Ja çka thotë këngëtarja

Gjatë ditës që lamë pas qarkulloi në media lajmi se këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha ishin ndarë dhe shkak për këtë ndarje ishte bërë tradhtia.

ShowBiz

16/03/2018 10:41

Por pak minuta përpara mesnatës, Çiljeta i ka habitur të gjithë me videon e publikuar.

Ajo shfaqet në makinë me Albanin duke mbyllur kështu të gjitha thashethemet për të. Në këtë mënyrë vërtetoi që janë bashkë dhe se duken mjaft të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrin.

Gjithashtu bie në sy se në këtë video këngëtarja ka hequr opsionin e komenteve.