Çiljeta dhe Fernando festojnë ditëlindjen, marrin një urim të veçantë

Kjo datë shënon ditën më të veçantë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

ShowBiz

05/02/2018 13:01

Kjo ngase, krahas asaj se me këtë datë feston ditëlindjen e saj, këngëtarja kremton edhe ditëlindjen e djalit në po të njëjtën datë, shkruan lajmi.net.

Kjo rastësi e bukur, sigurisht që bën që këtë datë ta festojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Janë urimet e ditëlindjes ato që e bëjnë këtë ditë të veçantë, e një të tillë Çiljeta mori nga nëna e saj, e cila zgjodhi fjalët më të ëmbla për të dy.

“Te shkruaj per ty zemra mamit duhet nje liber i tere.Si sot e 33 vjet me pare erdhe ne jeten tone dhe na dhe shume lumturi mbas dy cunave te xhajes tend erdhe ti vajze dhe gezoj gjithe familja duke te vene dhe emrin nusja xhajes Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve te mi .Por ti na dhe nje gezim akoma me te madh.Na solle ne jete nje princ te vogel Fernandon qe zoti e bekoi duke pasur njee ditelindje me ty biri im dhe na lumturoj jeten tone..Mami babi dhe mami Liria ju urojn nga shpirti te rroni me qindra vite dhe vec te mira paci ne jete .Zoti ju bekofte.?????.”, janë fjalët në urimin e Majlindës. /Lajmi.net/