Cili stil i fjetjes është më i shëndetshmi?

Stili juaj i preferuar i fjetjes mund të ju japë dhimbje të shpinës dhe të kokës. Zbuloni se cilat janë pozicionet më të mira për trupin tuaj – plus cilave duhet t’u shmangeni.

Lifestyle

01/08/2015 14:48

Pozita në shpinë
back-the-best-400x400
E mirë për: Parandalimin e dhimbjeve në qafë dhe shpinë, duke minimizuar rrudhat dhe mbajtjen e gjoksit në mënyrë të përshtatshme.
E keqe: Shkakton gërhitje.

Më shumë: Duke fjetur në shpinë ju do të parandaloni dhimbjet në kokë, qafë dhe shpinë pasi ky është një pozicion neutral. Ju gjithashtu nuk bëni lakime në shpinë, që është më e mira e saj. Por, gërhitja është zakonisht më prezent kur flini në shpinë.

Pozita në krah
side-sheets-girl-400x400
E mirë për: Parandalimin e dhimbjeve në qafë dhe shpinë, parandalimin e gërhitjes dhe fjetjes gjatë shtatzënisë.
E keqe për: Lëkurën.

Më shumë: Fjetja në këtë pozitë është e mirë për shëndetin në përgjithësi – pasi që redukton gërhitjen dhe mban shpinën të zgjatur. Por, kjo pozitë e fjetjes shkakton më shumë rrudhat – kjo për shkak që fytyra juaj ka presion nga jastëku, transmeton Lajmi.net.

Konsiderojeni këtë: Nëse jeni shtatzënë, flini në krahun e majtë. Është pozita ideale për rrjedhje më të mirë të gjakut.

Pozita e fetusit
fetal-position-sleeping-400x400
E mirë për: Më pak gërhitje, fjetje gjatë shtatzënisë.
E keqe për: Shpinë, qafë dhe gjoks.

Më shumë: Kur flini me gjunjë të tërhequr lartë, ju mund të ndjeheni keq në mëngjes, veçanërisht nëse keni artrit në nyje ose shpinë. Kjo pozitë e lakuar kufizon gjithashtu edhe frymëmarrjen. Dhe në qoftë se e bëni këtë qëndrim gjatë natës, ju mund të fitoni më lehtë rrudha në fytyrë dhe deformim të gjoksit.

Pozita në stomak
stomach-sleepers-worst-400x400
E për mirë: Lehtësimin e gërhitjes.
E keqe për: Gjoks, qafë, shpinë dhe lëkurë.

Më shumë: Pozita e tillë e bën të vështirë që të mbani një pozicion neutral në shpinë. Kjo pozitë e tillë vë presion në nyje dhe muskuj, të cilët mund të irritojnë nervat dhe të çojnë në dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe më shumë. Në këtë pozicion ju keni kokën në njërën anë për orë të tëra, që shkakton rrudha në fytyrë. Dhimbjen ndoshta nuk do ta ndjeni menjëherë të nesërmen, por pas disa ditëve. Kjo pozitë është gjithashtu e keqe për gjoksin, pasi në një shtrirje të tillë gjoksi pëson shtypje më shumë se në çdo tjetër. (Lajmi.net)