Cili prodhues i telefonëve Android është më i shpejti me përditësimet?

Google hodhi në qarkullim Nougat më 22 Gusht dhe LG V20 ishte telefoni i parë me Android 7.0 nga ambalazhimi.

Auto & Tek

16/01/2017 00:12

Telefonët Pixel erdhën me Android 7.1 që në momentin e debutimit ndërsa të gjithë telefonët e tjerë kishin një rrugë të gjatë përpara drejt kalimit në Nougat. Kush ishte më i shpejt?

LG: 78 ditë

LG-së iu deshën 78 ditë për të përditësuar flagshipin LG G5 në Nougat. Më 8 Nëntor përditësimi ishte i disponueshëm në Korenë e Jugut dhe dy javë më pas shkoi në SHBA.

Kompania ja doli më së miri edhe me Marshmallow kur përditësoi telefonin e parë dy muaj pas debutimit të versionit 6 të platformës. Bazuar në dy shembujt e lartpërmendur lehtësisht mund të themi se LG është prodhuesi i cili ka rezultatin më të mirë të përditësimeve.

Motorola: 88 ditë

Ndërfaqja stok e Android-it të telefonëve Motorola nuk ka qenë asnjëherë problem për përditësimet e shpejta e as Nougat nuk përbën përjashtim. Moto Z dhe Z Force morën Nougat  më 18 Nëntor në SHBA.

HTC: 95 ditë

Në të kaluarën prodhuesi Tajvanez ka qenë kritikë i ashpër i premtimeve të rivalëve për përditësime të shpejta të Android. Por me HTC 10, kompani tejkaloi pritshmëritë.

Përdoruesit e versioneve ndërkombëtare të HTC 10 morën përditësimin më 25 Nëntor ndërsa One M9 vetëm pak ditë më vonë, më 5 Dhjetor.

Sony: 99 ditë

Sony ja arriti të mbante premtimin 100 ditorë të përditësimit të telefonit të parë në një version madhor Android. Pikërisht më 29 Nëntor kompania dërgoi Xperia X Performance në Nougat. Xperia XZ morin përditësimin një ditë më pas ndërsa Xperia X dhe X Compact më 16 Dhjetor.

Xiaomi: 126 ditë

Apple Kinez iu deshën afro katër muaj, më 26 Dhjetor, që të përditësonte Mi 5 në ndërfaqen MIUI 8 të Android Nougat. Madje kompania filloi një fushatë beta në 2016-tën duke treguar përkushtim ndaj përditësimeve stabile.

OnePlus: 131 ditë

Edhe OnePlus ja arriti të mbante premtimin në çështje orësh ku publikoi betan e parë të Nougat për OnePlus 3T në të njëjtën ditë që u dërgua versioni final i Nougat për OnePlus 3.

Ajo ditë ishte 31 Dhjetori, dita e fundit e vitit dhe plot 131 ditë nga debutimi i Nougat nga Google.

Samsung: 143 ditë

Samsung pati një vit të vështirë dhe performanca e përditësimeve nuk ishte në nivelet e pritura. 143 ditë për të dërguar versionin final të Nougat për S7 dhe S7 Edge tregon se Samsung ka goxha punë për të bërë.

Natyrisht kompania ka një portofol të gjërë produktesh dhe është prodhuesi më i madh në botë i telefonëve, por gjithashtu ka në disponim resurse më të mëdha.

Huawei: në pritje

Huawei është i vetmi prodhues telefonësh Android që nuk ka përditësuar asnjë telefon me Android Nougat. Megjithatë kompania lançoi Mate 9 me Nougat.

Në fund të fundit është kompania më e vonuar me përditësimet e telefonëve në versionet madhore të platformës. Telefoni i parë në këtë listë është Honor 8 që pritet të marrë Nougat më 18 Janar.

Konkluzioni

Duke pasur në konsideratë çdo gjë që u tha më lart, qartësisht LG, Motorola, HTC dhe Sony janë prodhuesit të cilët kanë arritur të përditësojnë telefonët e parë brenda 100 ditëve.

Duhet të kemi parasysh se jo të gjithë konsumatorëve e kompanive në fjalë kanë një telefon të rangut të lartë. Cilësia e një përditësimi gjithashtu është një problem. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur përditësime kanë shkaktuar më shumë probleme sesa kanë zgjidhur.

Cilës kompani i besoni më shumë? A kërkoni shpejtësi përditësimesh apo stabilitet?