Cili filxhan mbushet i pari me kafe? – Lajmi.net
Cili filxhan mbushet i pari me kafe?
Autori: Lajmi.net Kuize 15:57, 16 April 2018
Një labirint i publikuar së fundmi në internet dhe që po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjetin social Twitter, ka habitur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin dhe që nuk po arrijnë të gjejnë përgjigje.

 

Në të shfaqen katër filxhanë të kafesë, derisa mbi ta është një enë e madhe e mbushur me kafe ku përmes disa gypave kalon kafeja.

Por, askush nuk po arrin ta di se cili filxhan mbushet i pari nëse fillon të derdhet kafeja nga ena e madhe.

Autori i këtij labirinti i ka porositur ndjekësit e tij: “të shohim truri i kujt punon më mirë”.

Por, ky postim filloi të shpërndahet me shpejtësi të madhe, ndërsa përdoruesit filluan të grinden rreth asaj se cili prej tyre e ka përgjigjen e saktë.

Megjithatë përgjigjen e saktë e ka dhënë vetëm një person i cili tha se filxhani me numrin 5 mbushet pasi gypat që qojnë deri te 5-shi janë të hapur, kurse gypat tjerë që qojnë te filxhanët tjerë janë të mbyllur. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO