Cili është trajtimi më i mirë për heqjen e shenjave dhe akneve në fytyrë?

Rrezatimi laserik Er:Yag është terapi ideale për përmirësimin e ndjeshëm të lëkurës dhe akneve.

Lifestyle

18/03/2016 21:56

Kjo ndërhyrje redukton apo eliminon krejtsisht llojet e shenjave apo akneve në fytyrë, në mënyrë precize dhe delikate.

Ky rrezatim laserik absorbohet në shtresat e sipërme të lëkurës, heq indet e dëmtuara dhe stimulon prodhimin e kolagjenit të ri si dhe rimodelimin e dermisit, sipas së cilit zbulohet lëkurë e re, e shëndetshe dhe e padëmtuar. Gjatë kohës së intervenimit, uji në qeliza thith energjinë e laserit – ngrohtësinë dhe dritën, gjë që vjen deri tek avullimi i tij dhe heqja e shtresës sipërfaqësore. Duke pasur parasysh se laseri vepron në fraksione të caktuara në lëkurë, aty edhe ku është zona e dëmtuar, pjesa tjetër që nuk është e prekur nga shenja dhe parregullsi të lëkurës, mbetet e paprekur, duke i lënë hapësirë vendit të rrezatuar që të përtërihet.

Laseri Er:YAG në mënyrë të sigurtë dhe efektive lejon depërtimin minimal që është i nevojshëm për pastrimin e lehtë të lëkurës me shenja dhe akne në fytyrë, gjë që përmirëson edhe pamjen edhe tonifikimin e lëkurës. Ndryshe nga pilingu kimik dhe dermoabrazioni, terapia laserike mundëson kontrollin e saktë në thellësinë e ndërhyrjes në shtresat e lëkurës.

Efektet e intervenimit dhe procesi i shërimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë varet nga thellësia e depërtimit të rrezatimit si dhe intenziteti i ndërhyrjes. Rezultatet varen pastaj nga lloji i lëkurës, ashpërsia e plagëve apo shenjave si dhe faktori i moshës.

Intervenimi është i shpejtë, i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë. Gjatë intervenimit, mund të keni ndjesinë e djegies dhe nxehtësisë. Për ndërhyrje më të lehta, nuk ka nevojë për anestezi – mjafton vetëm ftohja e aparatit të veçantë, ndërsa për intervenim më të fortë dhe të thellë, aplikohet anestezion lokal në formën e një xheli apo kremi. Pas ndërhyrjes vendoset krem i rekomanduar nga mjeku, duke shmangur ekspozimin në diell si dhe propozohet krem me faktor mbrojtës nga dielli i lartë.