Cili është sekreti i martesës, sipas Will Smith?

Më herët, gjatë intervistave të shumta aktori i famshëm Will Smith kishte bërë me dije pengesat që kishte hasur gjatë martesës së tij, por këtë herë duket se ai i ka vënë një qëllim vetes.

ShowBiz

18/02/2015 12:13

Ai nuk ka ndërmend të ndahet nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka dy fëmijë, por duket se ka gjetur strategjinë për të rregulluar çdo gjë mes tyre. Këtë gjë aktori e ka bërë me dije gjatë një interviste të dhënë së fundmi, duke hedhur poshtë thashethemet për një ndarje të mundshme. Për 18 vite, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë konsideruar si një ndër çiftet me lidhjen më të fortë në Hollywood.

Gjatë një interviste për gazetën britanike “The Sun”, Smith është shprehur: “Gjithçka vdes në një moment të caktuar dhe të duhet që ta bësh të rilindë në një mënyrë, apo një tjetër. Duhet të kesh vullnet për të tejkaluar momentet e vështira dhe më pas gjithçka do të jetë OK”. Çifti i famshëm ka dy fëmijë, Willow 14 vjeçe dhe Jaden 16 vjeç.