Cili është qëllimi i BE-së për Kosovën, lehtësimi i dialogut apo poshtërimi i Kosovës? – Lajmi.net
Cili është qëllimi i BE-së për Kosovën, lehtësimi i dialogut apo poshtërimi i Kosovës?
Autori: Fadil Islami Op-EdOpinion 11:37, 12 September 2018
Është e pakuptueshme, jo racionale dhe poshtëruese sjellja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sjelljet e BE-së ndaj Kosovës jo që janë tendencioze, të njëanshme, por janë shumë poshtëruese dhe të rrezikshme edhe për vet BE-në.

Është i pafalshëm qëndrimi i zonjës Federica Mogherini e cila flet dhe vepron në emër të BE-së.

Ta fajësosh një popull të vuajtur, të dëbuar, të masakruar e të dhunuar nga Serbia dhe politika destruktive dhe t’i thuash përse nuk e lejuat Vuçiqin të vije në Drenicë dhe t’i përkujtoj Millosheviqin dhe t’i shpalos varret ende të pashëruar, kjo është. Sa e pa kuptimtë aq edhe idioteske e qëllimkeqe.

Të bësh presion në një popull dhe t’i thuash duhet lejuar atë që të vrau  e të masakroi, të dëboi e të dhunoi të vijë edhe të poshtërojë, kjo është jo njerëzore, është raciste dhe e pafalshme.

Mogherini në vend që të dënoi fjalimin e Vuçiqit i cili para serbëve Millosheviqin e quajti një hero e që bota e ka dënuar veprimin dhe politikën e Millosheviqit, kjo nuk do koment dhe të jap të kuptosh fytyrë e Mogherinit.

Të ju  drejtohesh dhe ta qortosh Drenicën e Adem Jasharit që nuk e lejuan kasapin e Ballkanit të shkojë e ti poshtërojë konkretisht ato familje që i masakroi, kjo është luftënxitëse dhe ju zonja Mogherini po luan me zjarrin dhe në syrin e viktimave je po aq e njëjtë sa vet Vuçiqi.

Kush je ti qe bën karrierë në dëm te një populli të vuajtur.

Kush je ti që poshtëron një popull të tërë

Kush je ti që vret një popull që ka vuajtur me shekuj.

Kush je ti që i ke zënë frymën një populli të vuajtur.

Kush je ti që stimulon vrasësit e ju vënë lakun në fyt shqiptarëve.

Kush je ti që ushqehesh me ‘zhaba’ e helmon peshqit e Ujmanit.

Kush je ti që në emër të Bashkimit Evropian po shkel mbi kufomat e shqiptarëve që u vranë nga çetnikët serbë.

Kush je ti që po shkel mbi femrat e dhunuara nga çetnikët serbë.

Kush je ti?

Ingolstadt, Gjermani

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO