Cili është libri më i vjetër në botë?

Një poemë epike që rrjedh nga Mesopotamia e Lashtë, rreth 2100 p.e.s.

Fun

09/03/2018 08:42

 

Është Epi i Gilgameshit, historia e së cilës fillon me pesë poema sumeriane rreth Gilgameshit, mbretit të Urukut.

Këto histori të pavarura më vonë u përdorën si material burimor për një epikë të kombinuar. Versioni i parë i kësaj epike të kombinuar, i njohur si versioni “Babilonas i vjetër”, daton nga shekulli i XVIII-të p.e.s dhe ende titullohet sipas fjalëve hyrëse të tij (incipit), Shūtur eli sharrī (“Duke tejkaluar të gjithë Mbretërit e tjerë”). Vetëm disa pllaka të tij kanë mbijetuar.

Versioni i mëvonshëm ai “Standardi” daton nga shekulli XIII-të deri në shekullin X-të p.e.s dhe mban si incipit Sha naqba īmuru (“Ai që pa thellë”, në kuptimin modern: “Ai që sheh të panjohurën”).

Përafërsisht dy e treta e këtij versioni të gjatë dymbëdhjetë-pllaka është gjetur. Disa nga kopjet më të mira u zbuluan në rrënojat e bibliotekës të shekullit të VII p.e.s të mbretit Asirian, Ashurbanipal.

Gjysma e parë e tregimit flet për Gilgameshin, mbretin e Urukut, dhe Enkidu, një njeri i egër i krijuar nga zotat për të ndaluar Gilgameshin të shtyp popullin e Urukut. Pas një luftimi fillestar, Gilgameshi dhe Enkidu të bëhen miq të ngushtë. Së bashku, ata udhëtojnë në Malin Cedar dhe mposhtin Humbaban, mbrojtësin e tij monstruoz.

Më vonë ato vrasin Demin e Qiejve, të cilin perëndesha Ishtar e dërgoj për të dënuar Gilgameshin pasi refuzoj afrimin me të. Si një ndëshkim për këto veprime, perënditë dënojë Enkidu-n me vdekje.