Cili është klubi më i mirë në botë? Zidane nuk ka dyshime!

Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij është pa dyshim skuadra më e mirë e futbollit në botë.

Sport

28/10/2017 13:00

Zinedine Zidane nuk ka dyshime në lidhje me klubin më të mirë në botë.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se skuadra e tij është pa dyshim skuadra më e mirë e futbollit në botë.

“Real Madrid është klubi më i mirë në botë, nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë”, deklaroi Zidane në konferencë për media para duelit me Gironan, përcjell “lajmi.net”.

Zidane ka kaluar karrierë si futbollist te “Los Blancos” para se të emërohet trajner i ekipit nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/