Cilët njerëz kanë më shumë gjasë për t’i mbijetuar kancerit? – Lajmi.net
Cilët njerëz kanë më shumë gjasë për t’i mbijetuar kancerit?
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:17, 7 November 2018
Adoleshentët dhe të rriturit e rinj kanë gjasë më të madhe për të mbijetuar nga kanceri sesa të rriturit dhe të moshuarit, ka treguar një studim i fundit për mbijetesën kundër kancerit në gjithë Europën.

“Lajmi i mirë është se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë mbijetuar kancerit edhe pesë vite pas diagnozës është rritur viteve të fundit në Europë”, tha autori Annalisa Trama, nga instituti kombëtar i kancerit në Milano të Italisë.

“Megjithatë, ne kemi gjetur se adoleshentët dhe të rriturit e rinj përsëri janë më të rrezikuar sesa fëmijët sidomos në disa lloje të kancerit si ato të gjakut”, ka vazhduar Trama, transmeton lajmi.net

Sipas studiuesve, variacionet në normat e mbijetesës janë të ndryshme si koha e diagnostifikimit, karakteri biologjik i organizmit e të tjera.

Studimi është kryer në 27 vende europiane ku janë mbledhur të dhëna dhe analiza për 56.505 raste të kancerit tek fëmijët, 312,483 tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj dhe 3,567,383 tek të rriturit.

Gjetjet treguan në përgjithësi se fëmijët kanë më shumë gjasa të mbijetesës sesa adoleshentët dhe të rriturit e rinj.

Më tej, adoleshentët dhe të rriturit e rinj kanë treguar rezultate më të mira ndaj të rriturve për shumicen e llojeve të kancerit.

Por, adoleshentët dhe të rriturit e rinj u gjetën në disavantazh sa i përket kancerit të gjirit dhe të prostatës sepse shkalla e kancerit të gjirit shpesh është më e vrazhdë tek femrat e reja e gjithashtu edhe kanceri i prostatës tek meshkujt e rinj./Lajmi.net/ 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO