Cilët janë muskujt që stimulojnë kënaqësinë seksuale – Lajmi.net
Cilët janë muskujt që stimulojnë kënaqësinë seksuale
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 23:36, 4 October 2017
Muskujt”e dashurisë”, apo siç njihen në mjekësi me termin muskujt pelvikë (Musculus pubococcygeus) gjenden në organet gjenitale të femrës dhe mashkullit dhe janë përgjegjëse për ndjeshmërinë dhe kënaqësinë seksuale.

Muskujt pelvikë përbëhen nga disa shtresa, por shtresa e tyrë më sipërfaqësore, që është edhe më pranë lëkurës, përgjigjet për pompimin e klitorit te femra dhe të penisit te mashkulli, gjë që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kënaqësinë dhe ndjeshmërinë gjatë marrdhënieve seksuale.

Këto muskuj kontarktohen rreth 5 – 15 herë në mënyrë ritmike gjatë një orgazme.Sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, aq më sensacionale do të jetë edhe orgazma që arrihet.

Në rastin e femrave, sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, më të forta do të jenë edhe ndjesitë e shkaktuara nga ereksioni i penisit, çka stimulon arritjen e orgazmës.Kur nje femër ka muskuj të fortë pelvikë, ajo i fal njëkohësisht shumë kënaqësi seksuale edhe partnerit të saj, falë lëvizjeve valëzuese që krijohen rreth vaginës në kontakt me organin mashkullor.

Dobësimi i muskujve “të dashurisë” ndikon rrjedhimisht në uljen e ndjeshmërisë dhe kënaqësisë seksuale, në mos arritjen e orgazmës, mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit seksual, si dhe ka një efekt negativ në moskontrollimin normal të urinimit. Për forcimin e tyre mund aplikohen të ashtuquajturat “Ushtrimet e Kegelit”. Përmes këtyre ushtrimeve vagina bëhët më e tonifikuar, orgazmat më të forta dhe jeta seksuale bëhet më e kënaqshme. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Femrat, Muskujt, Seksi, Stimulimi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels