Cilat yndyrna duhet të përdoren për fërgim?

Yndyrnat janë një burim i rëndësishëm i energjisë që siguron acide yndyrore esenciale, të nevojshme për funksionimin e duhur të organizmit.

Fun

01/02/2017 20:02

Megjithatë, është e rëndësishme për të zgjedhur yndyrën e mirë, në varësi të metodës së përgatitjes, ashtu që vetitë pozitive të mos shndërrohen në mangësi.

Në përgjithësi, gjatë përgatitjes së përditshme të ushqimit, duhet të zgjidhni vajra të pasura me yndyrna gjysmë të pangopura dhe mono të ngopura si dhe acide yndyrore omega-3, ndërsa të shmangen yndyrnat e hidrogjenizuara.

Edhe pse vaji i ullirit është më i famshmi në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme, nuk është i përshtatshëm për fërgim të ushqimit, sepse ka një pikë të ulët tymimi, me ç’rast digjet shpejtë dhe liron radikale të lira të dëmshme. Ky vaj është një zgjedhje e mirë për përgatitjen e ushqimeve të ftohta.

Lexoni më shumë në lidhje me yndyrnat që përdoren për fërgim që përdoren në këtë rajon:

Vaji i lulediellit

Eksperimentet e kryera nga profesor Martin Grutvild nga Lester treguan se vaji i lulediellit lëshon aldehide të dëmshme, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Studimi gjeti se vaji i lulediellit lëshon shumë më tepër aldehide se dhjami dhe gjalpi, prandaj konsiderohet si një nga yndyrnat më të këqia për fërgim.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është burimi më i pasur i njohur i acideve yndyrore të zinxhirit rë mesëm. Ai përmban 90 për qind yndyrë të ngopur dhe cilësia e tij nuk ndryshohet nga të nxehtit. Një lugë me 15 gram ka 135 kcal dhe 15 gram yndyrë, nga të cilat 13.9 gram të ngopura.

Vaji i palmës

Ky vaj, si i kokosit, ka një pikë të lartë tymimi, kështu që është i përkryer për fërgim dhe zierje.

Vaji i avokados

Ky vaj është i pasur me fitonutrient dhe vështirë oksidon, që do të thotë se është i përshtatshëm për përpunim në temperatura të larta. Ai përmban rreth 70 për qind yndyrë mono të ngopur, lutein, vitaminë E dhe kalium.

Vaji canola (Brassica napus)

Pesëmbëdhjetë gram fara të canolas përmbajnë 134.5 kcal dhe 14.9 yndyrë, nga të cilat një gram është i ngopur. Me ngrohje nuk e humb cilësinë e as që krijohen komponime të dëmshme, prandaj është një zgjedhje e shkëlqyer për fërgim. Është mirë të përdorni vaj të parafinuar canola, sepse ajo shpesh trajtohet me pesticide nga dëmtuesit. /Lajmi.net/