Cilat parti e nënshkruan Deklaratën e tryezës e politike

Pas përfundimit të tryezës politike, pjesëmarrësve u është ofruar nënshkrim i Deklaratës së përbashkët.

Lajme

25/05/2018 16:02

Ndonëse në fund të Deklaratës nuk tregohet ciklat parti e kanë nënshkruar atë, Koha.net jo zyrtarisht merr vesh se atë e kanë nënshkruar Vetëvendosje, LDK dhe PSDK.

Ky është teksti i Deklaratës:

“Ne, subjektet politike të Republikës së Kosovës pajtohemi që në situatën aktuale rruga e duhur për një qeverisje legjitime dhe demokratike janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të organizuara në kohën më të përshtatshme të mundshme por pa vonesa.
Kryeministri nuk mund të vijojë qeverisjen dhe marrjen e vendimeve më tej, pa provuar në Kuvend shumicën. Andaj e ftojmë Kryeministrin dhe Qeverinë të votëbesohet dhe ta dëshmojë në Kuvend që mund të qeverisë.
Po ashtu, së bashku me subjektet politike në Kuvend do ta ndërmarrim nismën për të shqyrtuar në debat vendimet, një pjesë shumë problematike, të marra në mungesë të shumicës qeverisëse dhe duke anashkaluar Kuvendin e Republikës.
Diskutimi i temave jetike për vendin dhe vendimet strategjike duhet të diskutohen dhe merren në Kuvend. Aty jemi të mandatuar nga populli i Kosovës për ta kryer këtë detyrë.
Tryezat e diskutimet duhet të na shërbëjnë për të konkretizuar organizimin e zgjedhjeve të reja nga të cilat duhet të burojë një shumicë qeverisëse e qartë, demokratike dhe e pavarur nga aktorë të tjerë, mospranues të Republikës”.


Një tekst të tillë, pa ndryshime, pos LV, e nënshkruan edhe tri subjekte politike pjesëmarrëse, kurse në ditët në vijim presim konsultim dhe dakordim me subjektet e tjera pjesëmarrëse në tryezë.