Cilat janë skuadrat me sulmin më efikas në ligat kryesore të Evropës?

Manchester City është skuadra me sulmin më të fortë në top pesë ligat kryesore të Evropës.

Sport

11/02/2018 23:13

Liderët e Premierligës që po gëzojnë një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, kanë arritur të shënojnë plot 79 gola.

Me 79 gola të shënuara, City është skuadra me sulmin më efikas në top pesë ligat e Evropës.

Pas tyre vjen PSG, që ka arritur të realizojë 76 herë.

Liverpool dhe Juventus kanë shënuar nga 61 gola, ndërsa Barcelona me Monacon nga 60./Lajmi.net/