Cilat janë simptomat e depresionit

Shumica prej nesh kanë disa momente apo periudha të shkurta kur ndihemi të vetmuar, pikëlluar apo depresinuar.

Lifestyle

24/07/2017 08:21

Këto momente zakonisht janë normale që nganjëherë ndodhin gjatë jetës. Ato mund të jenë rezultat nga humbja e ndonjë të dashuri, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja a keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale keqësohet, atëherë është e mundur se kemi të bëjmë me ata që vuajnë nga ajo që e quajmë çregullim depresiv i madh, që gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e ati që vuan – ekspertët thonë se efekti është i ngjashëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve tjera kronike.

Simptomat depresive ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetër. Më së shpeshti personat me depresion ndjehet të pashpresë, pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.

Cilat janë shenjat dhe simptomat psikologjike të depresionit?

  • Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët
  • Mendime dhe ndjenja të të qenit i/e pavlerë
  • Ndjenjë e vet-urrejtjes
  • Ndjenja i/e të qenit pashpresë
  • Ndjenja i/e të qenit i pandihmë
  • Ndjenja për të vajtur
  • Ndjenjë e fajsisë
  • Iritueshmëri – edhe gjërat më të vogla ju iritojnë
  • Shpërthime mllefi
  • Patolerueshëm ndaj tjerëve
  • Dyshime të parreshtura – e ke shumë të vështirë të vendosësh edhe në gjëra të vogla
  • E sheh të pamundur të kënaqesh me jetën
  • Mendime të lëndimit të vetvetes
  • Mendime të vetëvrasjes
  • Brengosje e pareshtur
  • Ankth i pareshtur

 

Cilat janë shenjat/simptomat fizike?

  • Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
  • Probleme me përqendrim, kohëzgjatja e koncetrimit mund të zvogëlohet
  • Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
  • Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – thjesht, pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han më shumë dhe shtojnë pesh.
  • Dëshirë e vogël për seks
  • Mungesë energjie, plogështi, lodhje – edhe gjërat e lehta dhe të vogla bëhen të pakëndshme dhe të vështira
  • Cikli menstrual i një gruaje mund të ndryshoj
  • Parehati – pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj më shpesh, lëviz duart, kërcas gishtat dhe e ka vështirë të ndej palëvizur
  • Dhembje të pashpjegueshme si kokë-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
  • Çrregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumësisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mundin të shkaktojnë pagjumësinë.

 

Cilat janë shenjat/simptomat sociale?

  • Rezultate të dobëta në punë
  • Punë e dobët në shkoll
  • Shmangja e kontaktit me shokë/shoqe
  • Braktisja e hobeve dhe gjërave që ju interesojnë
  • Probleme me familje/probleme në shtëpi

Në disa raste të rënda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës – deluzion apo halucinacione (pak më e rrallë). /sherohu.com/