Cilat janë pasojat sportive të anulimit të ndeshjes Serbi – Kosovë?

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do ta fitojë me rezultat zyrtar 10:0 ndeshjen kundër Serbisë.

Sport

23/03/2018 16:32

Ndeshja mes U20 të Serbisë dhe Kosovës, është anuluar në momentet e fundit pas një urdhri të dhënë nga Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

Serbia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, sot do të duhej të takohej me Kosovën.

Ndalmi i ndeshjes vjen për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara para fillimit të ndeshjes.

Tifozë të shumtë të Cërvena Zvezdës janë të pranishëm para qendrës në të cilën do të zhvillohej përballja.

Kjo ka bërë që Nebojsha Stefanoviq të marrë vendim për anulimin e ndeshjes.

Kosova do ta fitojë me rezultat zyrtar 10:0 këtë ndeshje, ndërsa Serbia pritet të diskualifikohet./Lajmi.net/