Cilat janë dy mënyrat efikase që të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale

Dy studime të kohëve të fundit sugjerojnë se edhe vetëm me 10 minuta ecje të shpejtë dhe meditim mund të përmirësojmë gjendjen tuaj emocionale. Meditimi madje mund të ketë disa avantazhe më shumë se ecja për të pakësuar ankthin.

Fun

20/08/2018 20:51

Një studim i botuar në “Health Promotion Perspectives” shqyrtoi efektet e ecjes dhe të meditimit te të rinjtë, të cilët kishin një moshë mesatare prej 21. S

tudimi krahasoi efektet e dhjetë minutave të ecjes së shpejtë, meditimit dhe të qëndruarit ulur. Studimi shqyrtonte tre fusha të humorit: depresioni, zemërimi dhe lodhja. Dhjetë minuta meditimi ulën masën e depresionit dhe zemërimit në mënyrë të konsiderueshme. Ecja dhe meditimi së bashku ulën masën e lodhjes. Një studim tjetër, në “The American Journal of Health Promotion” , zbuloi se meditimi është një komponent kyç. Hulumtuesit matën ankthin tek të rinjtë të cilët kishin një moshë mesatare prej 21 vjeç dhe zbuluan se vetëm 10 minuta meditimi, si dhe ecja para ose pas meditimit ulnin ndjeshëm ankthin.

Megjithatë, ecja pa meditim nuk ndryshoi aspask nivelin e ankthit. Pra, kushtojini vetes tuaj vetëm 10 minuta në ditë dhe gjithçka do të shkojë mirë.