Cilat janë arsyet që administrata e Trump ndryshoi qëndrim për korrigjimin e kufijve?

Shtetet  e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar ndryshimet territorial në të ardhmen, duke pasur frikë se kjo do të destabilizionte pjesët e ndryshme të Ballkanit.

Lajme

29/08/2018 20:16

Por administrata e presidentit Trump e ka braktisur këtë qëndrim. Të paktën kështu u vërejt në qëndrimin e këshilltarit të Trumpit, John Bolton.

Ai tha se Amerika përkrah çdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të garantonte stabilitet.

Por gazeta serbe Danas në një artikull të botuar sot ka numëruar disa arsyet pse Amerika ka ndryshuar qëndrim për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Para se të gjithash është përshtypja se administrata e Trumpit konsiderojnë se është e nevojshme që të vendosen kufijë etnikë dhe prandaj më nuk kundërshtojnë ndryshimet territorial. Së dyti administrata aktuale nuk kujdeset me çdo kusht që ta mbajë ndikimin e madh në pjesët e Ballkanit, dhe prandaj është e prirë që të përkrah marrëveshjet që arriten ndërmjet vendeve”, thonë burimet diplomatike të gazetës serbe.

Tashmë në mjegull vazhdon të mbetet qëndrimi i Gjermanisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel para disa ditësh kishte thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk mund të ndodhë.

Por dje ajo theksoi se “Gjermania përkrah çdo zgjidhje që e arrijnë Kosova dhe Serbia”.

Gjithë kjo situatë nga serbët po cilësohet si fitore diplomatike. Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ditë më parë kishte thënë se Beogradi ka arritur ta ndryshojë qëndrimin e Amerikës për Kosovën.

Kundër idesë për korrigjimin e kufijve nuk ka daluar deri më tani as Bashkimi Evropian.

Komisioneri Johanes Hahn ditë më parë tha se zgjidhja Kosovë-Serbi, nuk duhet të shërbej si model për shtetet tjera. /Lajmi.net/