Cila nga Perënditë greke do të ishit sipas datës së lindjes

Larg njerëzve dhe qytetërimit, perënditë greke jetonin në malin Olimp !

Fun

16/12/2017 23:58

Ndonëse ishin të pavdekshëm, njësoj si njerëzit e thjeshtë dhe perënditë kishin personalitete të ndryshme ! Vetën përmes ditës së lindjes ju mund të zbuloni se cilës perëndi do t’i ngjanit apo cila do të ishtë ajo që do t’ju udhëhiqte.
20 janar- 18 shkurt – Poseidon
Poseidon, djali i Cronus dhe Rhea, ishte perëndia e deteve, stuhive dhe tërmeteve. Ashtu si Poseidoni, mund të jesh impulsive, por pasionant. Nëse do të ishit një zot, zemërimi ose pasioni juaj do të ishte i mjaftueshëm për të lëvizur detin dhe tokën ashtu si Poseidoni. Këtë energji duhet ta kanalizoni drejt diçka pozitive dhe duhet të përpiqeni të ndërtoni marrëdhënie me njerëz që janë po aq të pasionuar sa ju.

19 shkurt- 20 mars – Hadi
Hadi, djali i dytë i Titans Cronus dhe Rhea, zot i të vdekurve dhe i tokës. Hadi ishte gjithashtu zot i pjellorisë dhe pasurisë. Njësoj si Hadi dhe ju pëlqeni dramat dhe mund ta shndërroni qimen në tra brenda sekondit ! Humori juaj mund të mos i bëjë të gjithë për të qeshur pasi karakterizohet nga notat e ironisë, por megjithatë kjo nuk ju bën më pak karizmatikë. Jeni një njeri që nuk pëlqeni shoqërinë e shumë njerëzve, por shijoni atë të pak njerëzve.

21 mars- 19 prill Ares
Zoti i Luftës dhe i betejave, biri i Zeusit dhe Herës. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë i gatshëm për luftë. Ishte perëndia e grindjeve, mosmarrveshjeve dhe konflikteve. Ju e jetoni jetën tuaj në maksimum dhe njerëzit janë ziliqar për energjinë tuaj të pashtershme.

20 prill- 20 maj
Hestia është perëndesha e zemrave, familjes dhe shtëpisë ! Njësoj si kjo perëndeshë dhe për ju më shumë rëndësi në këtë jeta ka familja dhe shoqëria. I vlerësoni mbi gjithçka dhe nëse keni gjeni ekuilibrin mes këtyre të dyjave, ju do të jetoni një jetë në harmoni.

21 maj- 20 qershor Eros
Eros, djali i Afërditës dhe Ares, është Zot i tërheqjes seksuale. Eros ishte fryt i dashurisë së zotit të luftës dhe perëndeshës së dashurisë, duke e bërë atë një nga perënditë më të bukura. Askush nuk mund t’ju rezistojë për shkak të ëmblësisë suaj.

6/21 – 7/22 ~ Artemisi
Artemis, Peëndia e gjuetisë dhe pyllit. Ju jeni padyshim tipi i njeriut që nuk mund të rrijë mbyllur në një zyrë apo dhomë! Ju keni një personalitet aventuresk dhe doni të eksploroni natyrën ashtu si Artemis.