Cila ligë ka bërë më së shumti shpenzime këtë verë?

Skuadrat e Premierligës edhe këtë verë kanë qenë shumë aktive në tregun e transferimeve.

Sport

01/09/2017 18:27

Afati kalimtar i transferimeve në pesë ligat kryesore të Evropës është mbyllur (përjashtimisht La Ligas), dhe Premierliga prinë dukshëm me shpenzimet e bëra nga skuadrat për transferimin e lojtarëve.

Besojeni ose jo, skuadrat nga Premierliga  kanë shpenzuar 1,340,000,000 funte për transferimin e lojtarëve këtë verë, duke e lënë pas Serie A, me 738,7900,000.

Në pozitën e tretë ndodhet Ligue 1 falë edhe transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit Neymar që iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro nga Barcelona.

Të gjitha skuadrat e Ligue 1 kanë shpenzuar 591,000,000 funte.

Bundesliga renditet në vendin e tretë, ndërsa La Liga në fund, në vendin e pestë./Lajmi.net/