Cila ishte marrëveshja që bënë lojtarët e Francës para finales me Kroacinë?

Federata e Futbollit të Francës vitin e ardhshëm do të publikojë një dokumentar rreth suksesit të ekipit të tyre kombëtar në Rusi, ku u shpallën kampion bote.

Sport

28/12/2018 11:57

Në një copëz të shkurtër të publikuar tani, ekziston një marrëveshje mes lojtarëve të Francës për finalen kundër Kroacisë, të cilën e fituan 4:2.

“Injoroni gjithçka rreth jush djem. Mendoni vetëm për lojën”, shfaqet duke thënë Rapahel Varane, lojtari që shkëlqeu me Francën dhe Real Madridin sezonin e kaluar, përcjell ‘lajmi.net’.

Në anën tjetër, Antoine Grizemann, një nga lojtarët më të mirë të Francës, i shpjegonte pozicionimin Blaise Matuidi.

“Në disa situata keni qenë këtu, dhe ju duhej të ishit në anën tjetër. Kështu që unë mund të shkoj në atë vend”, shihet duke thënë sulmuesi i Atletico Madrid./Lajmi.net/