Cila është skuadra ku Elseid Hysaj do të luante gjithë jetën?

Dashuria e Elseid Hysajt për skuadrën dhe qytetin e Napolit, nuk do diskutim.

Sport

15/01/2018 16:44

Këtë e ka vërtetuar mbrojtësi shqiptar gjatë një interviste për ‘Il Roma’, ku shpreh haptas dëshirat e tij për të ardhmen.

23 vjeçari deklaron se do të dëshironte që gjithë karrierën ta zhvillojë te skuadra e Napolit.

“Do të doja të qëndroja këtu gjithë jetën, e imagjinojë këtë është e jashtëzakonshme. Tifozët janë numër një, ata ju njohin dy kilometra larg, i mbrojnë lojtarët, është një ndjenjë e mirë”, ka deklaruar Hysaj për mediet italiane.

Hysaj të Napoli është transferuar në vitin 2015 nga Empoli, ku ka zhvilluar 90 paraqitje./Lajmi.net/

YouTube player