Cila është skuadra e vetme që Allegri nuk e dëshiron në çerekfinale? – Lajmi.net
Cila është skuadra e vetme që Allegri nuk e dëshiron në çerekfinale?
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 19:15, 8 March 2018
Barcelona është skuadra që nuk dëshiron përballë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Italiani pas ndeshjes së dytë me Tottenhamin, ku skuadra e tij siguroi kalimin për në çerekfinale, ka folur për kundërshtarët e mundshëm.

Juventusi, pasi barazoi 2:2 në Torino, arriti të mposht 1:2 në ndeshjen e kthimit skuadrën angleze.

Pas ndeshjes, Allegri është pyetur se me cilën skuadër nuk dëshiron të takohet në çerekfinale.

“E vetmja skuadër që nuk e dua është Barcelona, sepse çdo vit Barcelona, Barcelona, Barcelona”, është përgjigjur Allegri.

Kujtojmë se Barcelona ende nuk e ka të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka për të zhvilluar edhe ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’ me kampionët e Anglisë, Chelsea./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO