Cila është prapavija pikëlluese e kësaj fotografie të shkrepur në Kosovë?

Një fotografi e shkrepur nga fotografët e “GettyImages” në Kosovë më 27 prill 2011, është shprëndarë përsëri sot nga ueb sajti i kësaj kompanie.

Lajme

18/01/2018 13:01

Kjo fotografi përndryshe ka një prapavijë pikëlluese për të gjithë shqiptarët, transmeton lajmi.net.

Burri me çadër, është një Kosovar, i cili qëndron pranë emrave të të zhdukurve gjatë viteve 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.

Data e shkrepjes së kësaj fotografie është 27 prilli, e që është dita zyrtare e të pagjeturve në shtetin më të ri në Europë.

Nga lufta e fundit në Kosovë, kanë mbetur të pagjetur rreth 2000 persona , e që shumica dërrmuese nga ta janë Kosovarë. /Lajmi.net/