Cila është ngjyra që nuk duhet të veshësh nëse do të marrësh shumë ‘likes’ në foto – Lajmi.net
Cila është ngjyra që nuk duhet të veshësh nëse do të marrësh shumë ‘likes’ në foto
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 8:09, 7 January 2018
Nëse ke plane të mëdha këtë fundjavë, duhet patjetër t’i dokumentosh ato në mediat sociale (nëse nuk e bën, kanë ndodhur vërtet?) Por para se të mbushësh Insta story me momentet më të bukura, selfies në pasqyrë apo karaoke netëve të vona, sigurohu që të zgjedhësh një gjë të përshtatshme për kamerën. Dhe me këtë nënkuptohet ngjyra e duhur.

Ke kaluar orë të tëra për të zgjedhur nuancat e toneve për sytë apo jo? E pra, ngjyrat, sipas ekspertëve, kanë rëndësi për 90 për qind të trupit. Ky është dallimi mes një fotoje që merr shumë pëlqime dhe një që “zë pluhur” në galerinë e fotove.

“Cila është e duhura?” është pyetja. Ngjyrat e zbehta, në përgjithësi, duhen lënë jashtë. Por e verdha, në mënyrë specifike, është një zgjedhje e përsëritur dhe shumë e vështirë për kamerën.

“E verdha është një ngjyrë shumë e vështirë për të tërhequr pëlqime”, tregon stilistja e shumë VIP-ave, Jeni Elizabeth.

Tani, ndoshta po mendon “Po prit pak, a nuk ishte ngjyra e verdhë që u konsiderua si moderne dhe ‘new millennial pink’? Po, është e vërtetë. E verdha është më në trend se shumë kohë më parë dhe kjo shpjegohet me faktin se “është” ngjyrë e lumtur (kjo e bën situatën më të komplikuar apo jo?)

“E verdha është një ngjyrë e lumtur, e bukur dhe tërheqëse për sytë”,- shpjegon Jeni Elizabeth.

Por rreziku qëndron te këndvështrimet.

“E verdha mund ta tregojë edhe më të zbehtë personin në një foto. Ajo mund të të tregojë sikur je i sëmurë më shpejt sesa të tregojë se dukesh e mrekullueshme”, transmeton revista Class.

Pra, ky është përfundimi që nxjerrim ekspertët – para se të hedhësh një foto me ngjyrë të verdhë, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet? A të bëjnë fotografitë e veshura me të verdhë të dukesh dhe të ndihesh e lumtur? Apo të bëjnë të dukesh si lëkura e një bananeje. Mendo me kujdes!

 

Fjalët kyçe: Likes, Ngjyra e verdhe

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble