Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë?

Një studim i fundit i sjell të gjitha kërkimet rreth mënyrës se si të maksimizojmë shanset tona për të mbetur shtatzënë.

Lifestyle

24/03/2016 18:03

Ata raportojnë që mosha mesatare per të mbetur shtatzënë është 29.3 vjeç. Në vitin 1968 ishte 23.

Studimi tregon se gratë që lindin në moshën 40+ kanë janë pakësuar në 20 vitet e fundit. Gati 27,000 bebe u lindën nga nëna 40 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Doktorët thonë që mosha më e sigurt për të mbetur shtatzënë është 20-35 vjeç. Gratë në moshën 35 vjeçare kanë 6 herë më shumë shanse të kenë probleme nëse krahasohen me ato 10 vite më të reja.

Rreth 30% e 35 vjeçareve iu merr më shumë një vit që të mbesin shtatzënë duke u krahasuar me 5% të 25 vjeçareve. Gjithashtu thonë se gratë në të 30-tat dhe 40-tat kanë më shumë shansë që të vuajnë nga komplikime si dështimi apo lindja e një bebeje të vdekur, dhe zakonisht nuk mund të kenë lindje natyrale.

Ata gjithashtu zbulojnë disa statistika interesante rreth burrave. Fertiliteti i meshkujve gjithashtu ulet nga mosha 25 vjeçare dhe doktorët vlerësojnë që një burri 40 vjeçar i duhet 2 vjet që të lërë shtatzënë një femër, edhe nëse kjo e fundit është në të 20-tat./lajmi.net