Cila është koha më e mirë për të bërë seks?

Ka shumë këshilla për përmirësimin e jetes tuaj seksuale dhe ju sigurisht duhet të bëni përpjekje në këtë drejtim.

Lifestyle

21/06/2018 19:41

Të bleni të brendshme femrash të këndshme, të dilni për darkë, të provosh pozicione të reja, të eksperimentoni më shumë – të gjitha këto ide të mira, por gjithashtu mjaft kohë dhe potencialisht të kushtueshme, transmeton lajmi.net

Për fat të mirë, sipas ekspertes të hormoneve, Alisa Vitti, ju mund të jepni jetës tuaj seksuale një ngritje të madhe duke bërë diçka shumë më të thjeshtë se ajo – duke bërë seks në ora 3 të pasditës.

Alisa Vitti beson se hormonet janë një pjesë thelbësore e asaj se si ne përjetojmë realitetet. Ajo shpjegon në librin e saj WomanCode se rreth 3 të pasditës meshkutj kanë nivelet më të larta të estrogjenit në trupin e tyre – duke i bërë ata ‘më të pranishëm emocionalisht’ gjatë seksit.

Shumë prej nesh do të kishin supozuar se koha më e mirë për të bërë seks është mëngjesi, duke pasur parasysh se njerëzit shpesh e bëjnë këtë gjë dhe e shijojnë. Dhe është e vërtetë se mëngjesi është kohë e mirë për meshkujt, ndërsa derisa flenë ata prodhojnë testosterone, një hormon kyç në zgjimin dhe përformancën seksuale.

Alisa shpjegon se pasdite është një kohë e volitshme për meshkujt të bëjnë seks, sepse, nivelet e tyre të testosteronit shkrihen, nivelet e tyre të estrogjenit rriten.

Natyrisht nëse ju jeni të dy në punë, kjo është e komplikuar, por pse mos ta bllokoni fundjavën për këtë gjë? Alisa shton gjithashtu se koha e muajit ku po kryeni marrëdhënie do të ndikojë masivisht sa ju pëlqen.

Për seksin më të mirë të mundshëm, ju duhet të përkujdeseni që të ndodh rreth ‘dhjetë ditë pas ovulacionit’, kur ‘gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që shkakton dëshirën e tyre për tu ngritur në qiell’./Lajmi.net/