Cila është arsyeja për tërmete të shpeshta në Maqedoni dhe Ballkan?!

Në territorin e Maqedonisë por edhe në Kosovë dhe vendet e rajonit janë ndier dridhje të lehta të njohura si tërmete.

Lajme

11/09/2016 22:39

Janë analizuar se tërmetet të cilët për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete.

Me këtë bëhet pyetja se cila është arsyeja që ndodhin këto dridhje të shpeshta në pjesën jugore të polit si dhe në territorin e Maqedonisë.

Rajoni i mediteranit është shumë aktive për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10mm në vit me cka përplaset me pllakën euroaziatike.

Kjo përplasje ka nisur para 50 milion viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheut. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore. Më tej sqarohet se dridhjet më të forta sizmike në mediteran kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peloponezi deri në Kretë e më pas edhe në veriperëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.

Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmit afër Stambollit me 7.6 ku humbën jetën 17 mijë njerëz. /Lajmi.net/