Cikloni lë 40 të vdekur në Indonezi

Të paktën 41 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e tokës të shkaktuara nga një ciklon tropikal në ishullin Java të Indonezisë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave në vend.

Bota

06/12/2017 13:10

”Cikloni Cempaka shkaktoi dëme të mëdha në pjesën qendrore dhe lindore të ishullit Java duke shkatërruar mijëra banesa dhe largimin e rreth 30 000 banorëve”, njoftoi një zëdhënës i agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive, Sutopo Nugroho.

“Të paktën 25 persona kanë vdekur në zonën më të prekur nga cikloni, në provincën e Pacitanit të Javas Lindore ”, shtoi ai.

Përmbytjet dhe rrëshkitjet e tokës janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit me shi.