Çiklizmi apo ecja? Cilën duhet ta preferoni më shumë?

Çfarë ndodh nëse e përdorni shumë rrallë një makinë? Me siguri se me kohën nuk do të funksionojë siç duhet, ose do të prishet e gjitha.

Lifestyle

10/12/2016 21:48

Thuajse e njëjta rregull aplikohet edhe te trupi i njeriut – fillon të vuajë nga mbipesha, shtypja e lartë e gjakut, diabeti etj., nëse veç e injoroni aktivitetin fizik, transmeton Telegrafi.

Ditëve të sotme shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak se nuk gjejnë kohë për të bërë ushtrime fizike, për të ecur apo për të çikluar. Veç kësaj, ata preferojnë të udhëtojnë me vetura private, dhe kjo vetëm ua kufizon aktivitetin fizik.

Sidoqoftë, studime dhe hulumtues të shumtë kanë dëshmuar se aq më shumë që ecim apo çiklojmë, aq më pak do të jemi të prirë të jemi mbipeshë apo të vuajmë nga diabeti. Në fakt, ekspertët thonë se çiklizmi është më i mirë sesa ecja pasi që i tonifikon dhe ndërton muskujt, e veçanërisht në pjesën e poshtme të trupit. Çiklizmi është i mirë për ijët, këmbët, kofshët etj. Dhe është veçanërisht i mirë për ata që vuajnë nga dhimbja e nyejve.

Arsye tjetër se përse duhet ta preferoni çiklizmin më shumë se ecjen, është se çiklizmi konsiderohet aktivitet aerobik dhe ndihmon në funksionimin e duhur të zemrës, enëve të gjakut dhe mushkërive.

Çiklizmi i rregullt për gjysmë ore në ditë, jo vetëm që do t’ju ndihmojë t’i digjni 1,000 kalori në javë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë ta kontrolloni sheqerin në gjak.