Çiklisti mund ta pësonte keq nga makina që ndryshoi drejtim në momentin e fundit (Video)

Makina që po lëvizte nëpër një rrugë të Auckland të Zelandës së Re, ka ndryshuar drejtim në moment të fundit, duke rrezikuar të godiste një çiklist.

Auto & Tek

02/07/2018 16:44

Pa asnjë paralajmërim, makina është kthyer në anën e djathtë, gjë që mund të shkaktonte aksident me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon reagimin e të pranishmëve në veturë, që po e filmonin ngjarjen e pa pritshme.

Nuk raportohet nëse është identifikuar shoferi i papërgjegjshëm, apo nëse kanë filluar hetimet për gjetjen e tij.

YouTube player